Maloku: Nuk pres pengesa për krijimin e institucioneve, sfida pritet te zgjedhja e…

Maloku: Nuk pres pengesa për krijimin e institucioneve, sfida pritet te zgjedhja e…

Pikat kryesore

  • Profesori i sociologjisë Fadil Maloku ka deklaruar se nuk pret pengesa në procesin e krijimit të institucioneve të reja të vendit, përfshirë formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, pas rezultatit të zgjedhjeve.
  • Duke folur në FIVE në RTV Dukagjini, Maloku theksoi se procesi institucional që buron nga Kuvendi nuk do të përballet me vështirësi.
  • “Sa i përket Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin prej tij, përfshirë Qeverinë, nuk do të ketë ndonjë problem”, ka thënë ai.

Profesori i sociologjisë Fadil Maloku ka deklaruar se nuk pret pengesa në procesin e krijimit të institucioneve të reja të vendit, përfshirë formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, pas rezultatit të zgjedhjeve. Duke folur në FIVE në RTV Dukagjini, Maloku theksoi se procesi institucional që buron nga Kuvendi nuk do të përballet me vështirësi. “Sa i përket Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin prej tij, përfshirë Qeverinë, nuk do të ketë ndonjë problem”, ka thënë ai. Megjithatë, sipas tij, sfidat mund të shfaqen në fazën e mëvonshme, konkretisht në procesin e zgjedhjes së presidentit. “Problemi do të shfaqet, apo tashmë ka nisur zhurma me u kriju. Tash, a është kjo zhurmë artificiale apo ka në prapavijë diçka tjetër nuk e di, por problem do të shfaqet me rastin e përzgjedhjes së presidentit apo presidentes eventualisht”, ka deklaruar Maloku. Ai shtoi se tashmë kanë filluar kalkulimet, apo siç i quajti ai “pazaret” politike, lidhur me përzgjedhjen e presidentit dhe mënyrën se si do të zhvillohet ky proces. Sipas Malokut, në këtë fazë është thelluar edhe hendeku mes qeverisë në ardhje dhe opozitës, përkatësisht ish-partive opozitare, çka mund ta komplikojë më tej procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 18:13 Gjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata është e menaxhueshme 01/08/2026 18:06 Osmani: Partneriteti me NATO-n jetik për paqen në Kosovë 01/08/2026 18:01 Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Lini një Përgjigje