Supremja refuzon ankesën e Arbër Eminit për rivotim në Kllokot

Supremja refuzon ankesën e Arbër Eminit për rivotim në Kllokot

Pikat kryesore

  • Pasi PZAP kishte refuzuar më herët si të pabazuar ankesën e Eminit, ky i fundit kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rivotim në Komunën e Kllokotit.
  • Në lidhje me pretendimet e Eminit për veprime të mundshme penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kllokot, Gjykata vlerësoi se ato nuk janë në kompetencë të PZAP, por të Prokurorisë kompetente.
  • Nga dokumentacioni i lëndës rezulton se Emini tashmë ka deponuar kallëzim penal në Prokurori lidhur me këto dyshime.

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.A.nr.205-2/2025, të datës 24 tetor 2025. Pasi PZAP kishte refuzuar më herët si të pabazuar ankesën e Eminit, ky i fundit kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rivotim në Komunën e Kllokotit. Ai kishte pretenduar se gjatë ditës së votimit kishin ndodhur “shkelje të shumta ligjore e procedurale”, se nuk ishte zbatuar vendimi i mëparshëm i Gjykatës Supreme (Nr.A.A.nr.93/2025), si dhe kishte ngritur dyshime për “ndërhyrje të strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor në Kosovë”. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP ishte i drejtë dhe i ligjshëm, duke theksuar se Emini “nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse”, siç kërkohet me nenin 117, paragrafi 3 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Prandaj, ankesa u refuzua si e pabazuar. Në lidhje me pretendimet e Eminit për veprime të mundshme penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kllokot, Gjykata vlerësoi se ato nuk janë në kompetencë të PZAP, por të Prokurorisë kompetente. Nga dokumentacioni i lëndës rezulton se Emini tashmë ka deponuar kallëzim penal në Prokurori lidhur me këto dyshime. Si përfundim, Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi se pretendimet ankimore nuk kanë pasur bazë të mjaftueshme apo ndikim në rezultatin zgjedhor për të urdhëruar përsëritjen e votimit në ndonjë vendvotim në Komunën e Kllokotit. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 16:11 Rikthehet në funksion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” 10/30/2025 16:03 Haxhiu i përmend dy palë zgjedhje: Mund të mos kemi buxhet për zgjedhje kur s’e zgjedhim Presidentin 10/30/2025 15:58 Basha thirri kryesinë për të krijuar komisione parlamentare, nuk i ec iniciativa

Lini një Përgjigje