Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të paradites dhe drekës kanë sjelle dhe largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.

në Lezhë bën me dije se prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.

Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve.

Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje