Studentët, protestë kundër qeverisë në Serbi/ Dhunë në Beograd, 23 persona të arrestuar

Studentët, protestë kundër qeverisë në Serbi/ Dhunë në Beograd, 23 persona të arrestuar

Pikat kryesore

  • Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
  • Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiç që të zgjedhje të parakohshme.
  • Mediat serbe raportojnë se gjatë tubimit, u hodhën gurë e sende të tjera drejt policisë.

Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta kundër korrupsionit, duke kërkuar një hetim transparent dhe duke detyruar kryeministrin e atëhershëm, Milos Vuçeviç, të japë dorëheqjen. Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiç që të zgjedhje të parakohshme. Mediat serbe raportojnë se gjatë tubimit, u hodhën gurë e sende të tjera drejt policisë. Protestuesit rrëzuan gardhin e vendosur pranë Presidencës dhe hodhën një numër të madh mjetesh piroteknike, drejt policisë. Deri më tani, 23 persona janë arrestuar nga policia./ abcnews.al

Lini një Përgjigje