Spitali del me njoftim zyrtar, kjo është gjendja e Fatos Nanos

Spitali del me njoftim zyrtar, kjo është gjendja e Fatos Nanos

Pikat kryesore

  • Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Tiranë.
  • Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
  • “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Tiranë. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. 73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005), shkruan A2 CNN. Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj. UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z.

Lini një Përgjigje