Pikat kryesore
- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi.
- “ Më gëzon fakti që, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare në Kuvend.
- Është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse ,” u shpreh Spiropali.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian. Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: “Kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.” Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. “ Më gëzon fakti që, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare në Kuvend. Është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse ,” u shpreh Spiropali.