Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Të shohim me sytë nga e ardhmja

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Të shohim me sytë nga e ardhmja

Pikat kryesore

  • Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve.
  • Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.
  • Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian.

Spiropali nga deklarata e përbashkët me homologun grek: Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve. Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq. Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja. Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dekoratat/Debat në Komisionin e Sigurisë, Xhaferaj kërkon largimin e Lames, Spiropali: E kemi ekspert Hapja e dosjeve, Spiropali-Alibeajt: Një nga rastet e pakta kur biem dakord, nevojitet pastrimi i politikës “Mos fyej në emër të Bashës” Paloka-Spiropalit: Rama të të sjellë foton e saktë, ky nuk është Gahler

Lini një Përgjigje