Pikat kryesore
- Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorit të vrasjes Kristjan Sterjo, i cili pas një sherri në qytetin e Korçës, ndoqi nga pas me kallash dhe ekzekutoi shokun e tij të fëmijërisë, ushtarakun Johan Zuko, 20 vjeç.
- Efektivët specialë kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.
- Për ndjekjene tij janë përdorur edhe mjete speciale lokalizimi si dronë dhe pajisje gjeolokimi.
Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorit të vrasjes Kristjan Sterjo, i cili pas një sherri në qytetin e Korçës, ndoqi nga pas me kallash dhe ekzekutoi shokun e tij të fëmijërisë, ushtarakun Johan Zuko, 20 vjeç. Efektivët specialë kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko. Për ndjekjene tij janë përdorur edhe mjete speciale lokalizimi si dronë dhe pajisje gjeolokimi. Dyshohet se Kristjan Sterjo, i në kërkim për vrasjen, mund të jetë fshehur në këtë zonë pas largimit nga vendi i ngjarjes. Efektivët e RENEA-s po kontrollojnë hapësirat brenda dhe përreth varrezave, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht për lokalizimin e autorit të dyshuar. Policia ka ngritur gjithashtu postblloqe në disa zona të Korçës dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të ndjekur gjurmët e tij.