Spanja në “takim” me Francën/ Kampionët e Europës, në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Spanja në “takim” me Francën/ Kampionët e Europës, në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Pikat kryesore

  • Spanja e realizoi objektivin minimal të këtij Botërori, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, ndonëse vuajti shumë ndaj Belgjikës.
  • Kampionët e Europës vazhduan me fitoret në Amerikën e Veriut, por kur mendon se rivali për në finale është Franca, ajo që bënë në Los Anxhelos u duk pak.
  • Ata mbajtën topin gati 68 për qind, bënë 17 gjuajtje ndaj vetëm 5 të belgëve, dhe goditjet në kuadrat ishin 8-2!

Është vetëm hera e tretë që ia del. Spanja e realizoi objektivin minimal të këtij Botërori, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, ndonëse vuajti shumë ndaj Belgjikës. Kampionët e Europës vazhduan me fitoret në Amerikën e Veriut, por kur mendon se rivali për në finale është Franca, ajo që bënë në Los Anxhelos u duk pak. Natyrisht, epërsia e “Furive të Kuqe” ishte e plotë. Ata mbajtën topin gati 68 për qind, bënë 17 gjuajtje ndaj vetëm 5 të belgëve, dhe goditjet në kuadrat ishin 8-2! Gjithsesi, ky dominim shpesh ishte shterpë, edhe pse Lamin Jamal u tregua I rrezikshëm në pjesën e parë, dhe Spanja kaloi më në fund në avantazh. Një aksion model përfundoi me Fabian Ruizin që dërgoi topin në rrjetë. Sidoqoftë, skuadra e trajnerit Luis de la Fuente sikur ishte shumë e shpenguar, duke mos e shfrytëzuar momentin për të shënuar të dytin. Belgjika vërtet sulmoi rrallë, por ishte e rrezikshme dhe krejt pa presion. Papritur në 41’ De Keteler barazoi për 1-1. Pjesa e dytë e iberikëve ishte më e dobët. Jo sepse nuk sulmoi, përkundrazi, por sepse rrallë e çau mbrojtjen kundërshtare. Lamin Jamal nuk depërtoi dot më, as Niko Uilliams kur hyri si zëvendësues, dhe fatin e ndeshjes nuk e ndryshoi dot as ylli I Barcelonës, Pedri, që gjithashtu erdhi nga stoli. U desh sërish “asi nën mëngë” I De la Fuentes, Mikel Merino. Mesfushori ofensiv bask, që luan për Arsenalin në Angli, siguroi kualifikimin ashtu si ndaj Portugalisë, fare në fund. Spanja arriti gjysmëfinalen e tretë Botërore, shumë pak për emrin që ka, ashtu si në 1950, dhe në 2010 kur doli kampione e rruzullit. Nuk dihet nëse do të mundë t’ia dalë edhe ndaj Francës për të siguruar finalen e dytë në histori. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Franca në çerekfinale/ Mneri: “Gjelat” ishin në ditë të mirë. Tahiri: Olise, lojtari që promovon aksionet e francezëve Një botëror plot me rekorde/ Statistika të shkëlqyera në kampionatin në Amerikën e Veriut Belgjika vazhdon të “ëndërrojë”/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë të surprizojnë Spanjën në çerekfinale

Lini një Përgjigje