Pikat kryesore
- Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër Irakut.
- Një rezultat që nuk është pritur mirë nga mediat iberike, që janë munduar të gjejnë shkaqet e paraqitjes në stadiumin e La Korunja, larg pritshmërive.
- Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente u mundua dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, mbajti topin në një përqindje shumë të lartë dhe rrezikoi më shumë se rivalët.
Shihet si një nga favoritet e mëdha të “Botërorit 2026”, por Spanja nuk i shpërbleu këto parashikime në miqësoren e parë përgatitore, përpara nisjes për finalet e turneut që do të nisë më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër Irakut. Një rezultat që nuk është pritur mirë nga mediat iberike, që janë munduar të gjejnë shkaqet e paraqitjes në stadiumin e La Korunja, larg pritshmërive. Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente u mundua dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, mbajti topin në një përqindje shumë të lartë dhe rrezikoi më shumë se rivalët. Madje golin e epërsisë e gjeti shumë shpejt me Ferran Torres që në minutën e 16-të. Realizimi i sulmuesit të Barcelonës dha përshtypjen e një sfide që do të zgjidhej shpejt nga “Furitë e Kuqe”. Pror edhe këto pritshmëri u rrëuan që në pjesën e parë. në minutën e 27-të, Doski barazoi shifrat dhe vendosi shifrat derisa skuadrat u kthyen për pushimin në dhomat e zhveshjes. Në fraksionin e dytë, Spanja ndryshoi të gjithë skuadrën në fushë. Stili i lojës ishte i njëjtë, por goli mungoi deri në vërshëllimën e fundit, që ka në fuqi barazimin 1-1 në këtë ndeshje. Asnjë alarm për Spanjën, por gjithsesi një barazim ndaj një skuadre si Iraku, edhe pse ajo është finaliste e Botërorit, nuk është se le një shije të mirë përapar turneut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani, gati udhëtimi për në Botëror/ Kombëtarja e Gjirit Persik fluturon këtë të shtunë në Meksikë “Spanja fiton Botërorin”/ Parashikimi i superkompjuterit “ ” kampionët e Kupës së Botës Dubioza Kolektiv rikthen hitin që po shoqëron ëndrrën e Bosnjës për Botërorin 2026