SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, nën akuzë 9 të pandehur

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, nën akuzë 9 të pandehur

Pikat kryesore

  • Hetimet u mbyllën edhe për Nuredin Dumanin, person që po gjykohet edhe në megaoperacionin ‘Plumbi i Artë’.
  • Ky i fundit mbahet në masën e sigurisë arrest në burg dhe ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë.
  • Çështja ka zbritur në GJKKO dhe pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin i cili do marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, për kalimin ose jo të çështjes në gjyq.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, për 9 të pandehur të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar nga policia e shtetit prej gati 3 vitesh. Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti mbyllën hetimet për Ervis Martinaj, një prej personave më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, për Denis Bajrin, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato, Arsad Bashli. Hetimet u mbyllën edhe për Nuredin Dumanin, person që po gjykohet edhe në megaoperacionin ‘Plumbi i Artë’. Ky i fundit mbahet në masën e sigurisë arrest në burg dhe ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndaj të gjithë grupit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit”. Çështja ka zbritur në GJKKO dhe pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin i cili do marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, për kalimin ose jo të çështjes në gjyq. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Duart e Iranit, PS apel Prokurorisë/ Balla: Dritan Goxhaj punon për Iranin. Prokuroria të veprojë Dosja “Metamorfoza”/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka dënohet me gjashtë vite burg Operacion për goditjen e call center/ Ushtrohen kontrolle në zonën e ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

Lini një Përgjigje