SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Berisha: Rama do e mbrojë Ballukun, të protestojmë në 22…

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Berisha: Rama do e mbrojë Ballukun, të protestojmë në 22…

Pikat kryesore

  • Reagimin e Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Sali Berisha e lexon si marrje në mbrojtje për numrin dy të qeverisë.
  • Në një postim në mediat sociale, kryetari i Partisë Demokratike thotë se Rama do të mbrojë Ballukun me çdo çmim dhe e akuzon se është i përfshirë në dosjet e numrit dy të qeverisë.
  • Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij.

Reagimin e Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Sali Berisha e lexon si marrje në mbrojtje për numrin dy të qeverisë. Në një postim në mediat sociale, kryetari i Partisë Demokratike thotë se Rama do të mbrojë Ballukun me çdo çmim dhe e akuzon se është i përfshirë në dosjet e numrit dy të qeverisë. “Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: Jetën e japim Lubinë nuk e japim. Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?”, tha kreu demokrat. Për Berishën kjo është një arsye më shumë që duhet protestuar, ndaj kërkon mbështetjen e qytetarëve për protestën e 22 Dhjetorit: “Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!” Pas kërkesës së SPAK ka reaguar edhe Tedi Blushi, i cili në emër të Partisë së Lirisë kërkon mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet dhe kërkon që Kuvendi të mos bëhet mburojë për Ballukun.

Lini një Përgjigje