SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut/ Masat e sigurisë për zv/kryeministren,…

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut/ Masat e sigurisë për zv/kryeministren,…

Pikat kryesore

  • Vetë Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët e saj.
  • Nga ana tjetër drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.
  • Ankimi i Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça.

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut/ Masat e sigurisë për zv/kryeministren, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO. Vetë Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët e saj. Nga ana tjetër drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë. Ankimi i Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça. Ndaj Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokurouar 450 mln euro. Prokuroria e Posaçme kërkon nga Kuvendit heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin e saj. Në njoftimin zyrtar SPAK sqaron Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Gjithashtu, Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt: “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. loading…

Lini një Përgjigje