Sipas Telitit, amendamentet e propozuara adresojnë barrën e lartë fiskale për qytetarët, eficiencën e administratës dhe riorientimin e fondeve drejt shërbimeve bazë.
PD propozon gjithashtu subvencionim të plotë të ushqimit për fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike, si dhe kompensim mujor për familjet që nuk gjejnë vend në institucionet publike për shkak të mbingarkesës.
Gjithashtu propozohet anulimi i fondeve për marketing dhe evente, duke i rialokuar ato për qendrat komunitare dhe shërbimet për të moshuarit.