Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë

Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë

Pikat kryesore

  • Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i kësaj të diele mes Tiranës dhe Partizanit.
  • Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme.
  • Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0.

Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i kësaj të diele mes Tiranës dhe Partizanit. Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani. Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana. Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44.6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76.3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit. Tirana renditet e treta për përqindjen e goditjeve në portë me 37.6%, ndërsa Partizani është i fundit me vetëm 21.8%. Të dyja ekipet kanë përqindje të mira në duelet mbrojtëse, pasi të dyja janë mbi 60%. Megjithatë, këto të dhëna janë larg standardit që zakonisht vendosin Partizani dhe Tirana, dhe situata kërkon vëmendje maksimale për të shmangur rrezikun e një sezoni të dështuar. Në atmosferën e veçantë të stadiumit Air Albania, tensioni dhe intensiteti i këtij derbi pritet të jenë në qendër të vëmendjes, në një mbrëmje që mund të shënojë pikën e kthesës për njërën prej skuadrave. loading…

Lini një Përgjigje