Interi Miami shpallet kampion, Messi lë gjurmë Futbolli amerikan përjetoi pasditen e

Interi Miami shpallet kampion, Messi lë gjurmë Futbolli amerikan përjetoi pasditen e

Pikat kryesore

  • Futbolli amerikan përjetoi pasditen e tij më historike: fitimi i titullit kampion nga Lionel Messi, ku “projekti Messi” më në fund arriti kulmin e tij.
  • Fillimisht, i pari ishte autogol, ndërsa më pas De Pol finalizoi të dytin pas asistit të Messit.
  • Goli i tretë erdhi në minutën e 91-të, ku Messi dhuroi asisitin e dytë dhe Allende dërgoi topin në rrjetë, ndërsa të gjithë shpërthyen në festë.

Futbolli amerikan përjetoi pasditen e tij më historike: fitimi i titullit kampion nga Lionel Messi, ku “projekti Messi” më në fund arriti kulmin e tij. Këtë të shtunë, Inter Majemi është kampion për herë të parë në MLS, një titull mjaft i rëndësishëm, i cili padiskutim është një triumf I madh edhe për Jordi Alban e Sergio Busquets, të cilët i dhanë fund karrierës së tyre, në mënyrën më të mirë. Inter Miami mposhti në finale Vancouver në shifrat 3-1. Fillimisht, i pari ishte autogol, ndërsa më pas De Pol finalizoi të dytin pas asistit të Messit. Goli i tretë erdhi në minutën e 91-të, ku Messi dhuroi asisitin e dytë dhe Allende dërgoi topin në rrjetë, ndërsa të gjithë shpërthyen në festë. Messi e mbylli sezonin si golashënues në MLS me 35 finalizime, ndërsa në fazën eliminatore shënoi 6 gola, një sukses absolut në moshën 38-vjecare, ndërsa tashmë ka 48 trofe në vitrinën e tij. loading…

Lini një Përgjigje