Pikat kryesore
- Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.
- Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.
- Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy.
Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”. Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar. “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai. Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore. “Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “21 janari”, Bamir Topi në SPAK/ Nura: Ka thënë të vërtetën e tij në mënyrë publike “Kostumi i PD duhet ndërruar”, Nura: Berisha s’do kundërshtarë brenda partisë, Ervin Salianji kërkon të… Balluku, Nura: Kushtetuesja duhet të japë vendimin e drejtë, në respekt të ndarjes së pushteteve