Skandali, akuzohet se mashtroi me fushatë bamirësie dhe përfitoi 2.2 mln euro! Prokuroria…

Skandali, akuzohet se mashtroi me fushatë bamirësie dhe përfitoi 2.2 mln euro! Prokuroria…

Pikat kryesore

  • Autoritetet pretendojnë se çmimi i produkteve të promovuara nuk përfshinte donacionet për bamirësi, ndonëse fushatat publicitare jepnin përshtypjen e kundërt.

Prokuroria e Milanos ka kërkuar një dënim prej 1 viti e 8 muaj burg për influencuesen e njohur italiane Chiara Ferragni, e akuzuar për mashtrim të rënduar në kuadër të gjykimit të shkurtuar që po zhvillohet ndaj saj dhe dy personave të tjerë. Sipas prokurorëve Eugenio Fusco dhe Cristian Barilli, bazuar në hetimin e kryer nga njësia ekonomiko-financiare e Guardia di Finanza, gjatë viteve 2021–2022, Ferragni dyshohet se ka mashtruar ndjekësit dhe konsumatorët, duke përfituar padrejtësisht rreth 2.2 milionë euro. Autoritetet pretendojnë se çmimi i produkteve të promovuara nuk përfshinte donacionet për bamirësi, ndonëse fushatat publicitare jepnin përshtypjen e kundërt. Ferragni ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe sot, në një seancë me dyer të mbyllura, ka dhënë: “Gjithçka e kemi bërë me mirëbesim, askush nga ne nuk ka përfituar.” Përveç Ferragni-t, prokuroria ka kërkuar edhe 1 vit burg për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia-ID, si dhe 1 vit e 8 muaj për Fabio Damato, ish-bashkëpunëtor i influencueses. Skandali i mashtrimit me Chiara Ferragnin Sipas prokurorisë, influencerja dyshohet se ka mashtruar konsumatorët dhe, përmes dy fushatave tregtare, ka përfituar padrejtësisht rreth 2.2 milionë euro, si dhe përfitime të pallogaritshme “nga ekspozimi i imazhit” të saj. Në veçanti, fushata në bashkëpunim me kompaninë Balocco dyshohet se ka mashtruar “një numër të papërcaktuar blerësish”, të cilët besuan se duke blerë produktin Pink (një lloj ëmbëlsire) me çmimin 9.37 euro, në vend të 3.68 eurove të produktit të zakonshëm, do të kontribuonin në mbledhjen e fondeve për spitalin Regina Margherita në Torino.

Lini një Përgjigje