Pikat kryesore
- Në fjalën e tij, Salianji e cilësoi Shkodrën si simbol të rezistencës ndaj padrejtësisë.
- “Shkodra është rezistencë ndaj padrejtësisë dhe nuk kishte si të ishte ndryshe edhe sot.
- Sot flasim për të vërtetën dhe ndryshimin që duan shqiptarët,” u shpreh ai përpara mbështetësve.
“Skandalet e qeverisë janë bërë rutinë”, Salianji: Zv/kryeministrja është kapur duke përcaktuar miliona euro tendera, AKSHI në shërbim të karteleve Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e tij të paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka mbajtur një fjalim me tone të forta politike, duke u ndalur te skandalet e qeverisë, përfshirë çështjen e AKSHI-t dhe dosjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Salianji e cilësoi Shkodrën si simbol të rezistencës ndaj padrejtësisë. “Shkodra është rezistencë ndaj padrejtësisë dhe nuk kishte si të ishte ndryshe edhe sot. Sot flasim për të vërtetën dhe ndryshimin që duan shqiptarët,” u shpreh ai përpara mbështetësve. Sipas Salianjit, qeveria aktuale ka humbur çdo lidhje me qytetarët dhe funksionon si një sistem i korruptuar. “Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë. Shqipëria nuk e meriton këtë realitet. Skandalet janë bërë rutinë,” deklaroi ai, duke theksuar se në vende normale një ministër që dështon jep dorëheqjen ose shkarkohet, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, dorëheqja nuk njihet. Ai e cilësoi këtë situatë si një degjenerim të pushtetit, ku askush nuk mban përgjegjësi për abuzimet. “Kjo nuk është rastësi, por filozofia qeverisëse e Edi Ramës. Sot kemi një Shqipëri të lodhur dhe të zemëruar, ku qytetarët paguajnë koston e çdo abuzimi,” tha Salianji.