Reperi i njohur shqiptar Mozzik është përfshirë së fundmi në një situatë të pazakontë që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe media. Gjithçka nisi pas kthimit të tij në Kosovë, kur dogana konfiskoi një orë luksoze të markës “Richard Mille” që ai e kishte marrë si dhuratë për ditëlindje dhe e kishte ekspozuar në rrjetet sociale. Arsyeja ishte se ora nuk ishte deklaruar gjatë kalimit të kufirit.
Pas një hetimi më të thelluar, autoritetet ngritën dyshime mbi origjinalitetin e saj dhe vendosën të kryejnë një ekzaminim zyrtar nga vetë kompania “Richard Mille”. Rezultatet e testimit konfirmuan se ora në fjalë nuk ishte autentike.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Uran Vokshi, përfaqësues ligjor i kompanisë, i cili deklaroi: “Si avokat të Richard Mille kemi marrë konfirmim nga klienti se ora është false”. Ky zbulim ka krijuar reagime të shumta në publik, duke hedhur hije dyshimi mbi dhuratën luksoze të reperit.