Bashkimi Evropian shpall Spiropali: duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Bashkimi Evropian shpall Spiropali: duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës, ndërsa u shpreh e keqardhur që ende nuk kanë arritur konstituimin e Kuvendit. Duke u ndalur te sulmi në Banjskë, Spiropali tha se qartazi ai ishte një sulm terrorist dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë. Spiropali tha gjithashtu se Kosova nuk duhet të thellojë ndarjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të tregojë kujdes të shtuar. Spiropali tha se çdo çështje që cenon marrëdhëniet me SHBA-në është një problem jo i vogël. “Çdo fraksion, çdo moskuptim, çdo keqkuptim me partnerët tanë, sidomos me SHBA, sigurisht që sjell shqetësim në Kosovë, sjell shqetësim dhe në Tiranë. Ne do punojmë fort, ashtu siç kemi bërë deri tani jo vetëm që të përfaqësojmë Shqipërinë në ambasadat tona, si në organizatat ndërkombëtare në NATO apo kudo tjetër, ku Shqipëria e ka një zë dhe nuk e ka një zë të mekët, por e ka një zë të fortë, e ka fituar këtë prestigj. Do ta përdorim këtë zë edhe për Kosovën, pavarësisht arsyeve, çështjeve, pavarësisht se ku qëndron faji dhe ku qëndron çështja, ne do ta përdorim zërin dhe forcën tonë për ta mbështetur Kosovën në çdo hap. “Çdo çështje që cenon marrëdhëniet me SHBA është një problem jo i vogël për Kosovën. Besoj se këtu bien të gjithë dakord, besoj se bie dakord edhe vetë kryeministri i Kosovës”, tha Spiropali. Spiropali tha se “duhet gjetur mënyra që qëndrimet të afrohen, që ngërçet institucionale mos të sjellin pasoja të rënda si në jetën e institucioneve dhe jetën e qytetarëve të Kosovës dhe ajo që Shqipëria mund garantojë është që gjithkund ku do kemi mundësisë për ta afruar qëndrimet, për të negociuar, për të ngritur zërin dhe për të mbajtur qëndrim pro Kosovës, ne do ta bëjmë pa diskutim”. “Është detyrim kushtetues, detyrim kombëtar dhe patriotik ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Spiropali, gjatë një interviste televizive. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,

Lini një Përgjigje