Pikat kryesore
- Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për rënien e partisë në zgjedhjet e vitit 2021.
- Nuk e kemi diskutuar në forum këtë po e flas mendimin personal”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.
- Ajo ka theksuar se nuk ka pasur diskutim zyrtar në forumet e LDK-së për këtë çështje, por se mendimi i saj personal është i qartë.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për rënien e partisë në zgjedhjet e vitit 2021. “Sipas Hykmete Bjaramit nuk ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, sipas meje personalisht Vjosa Osmani është personi fajtori kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind dhe ju rikujtojë deklaratën e saj se nëse unë nuk jam në LDK nuk jam në politik. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, nëse do të kthehej në LDK, LDK do ti ofendonte dhe në një lloj mënyrë do t’i përjashtonte 112 votuesit e zgjedhjeve të vitit 2021, votues të besueshëm që kanë qenë me LDK në kohë të mira e të vështira është kundër vullnetit ët tyre. Nuk e kemi diskutuar në forum këtë po e flas mendimin personal”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus. Ajo ka theksuar se nuk ka pasur diskutim zyrtar në forumet e LDK-së për këtë çështje, por se mendimi i saj personal është i qartë. “Kështu që me dëshirë kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, ka shtuar Bajrami. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/02/2025 22:56 Tragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku – mes viktimave një e mitur 11/02/2025 22:35 “S’ka vend për Vjosa Osmanin në LDK” – Bajrami thotë se i ka bërë dëm të madh partisë 11/02/2025 22:30 Mendi Qyra ka fitoren në Strugë