Situatë e qetë në Prishtinë pas shirave të rrëmbyeshëm Drejtori i Emergjencave në…

Situatë e qetë në Prishtinë pas shirave të rrëmbyeshëm Drejtori i Emergjencave në…

Pikat kryesore

  • Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka treguar për situatën në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut.
  • “Nuk kemi probleme të theksuara në qytet, ne kemi kujdestaruar gjatë gjithë natës me ekipet emergjente që i ka në posedim kryeqyteti.
  • Deri më tani mund të themi se gjendja ka qenë e përballueshme në krahasim me komunat e tjera.

Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka treguar për situatën në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut. “Nuk kemi probleme të theksuara në qytet, ne kemi kujdestaruar gjatë gjithë natës me ekipet emergjente që i ka në posedim kryeqyteti. Deri më tani mund të themi se gjendja ka qenë e përballueshme në krahasim me komunat e tjera. Si kryeqytet bashkëndjejmë me problemet që i kanë pasur komunat tjera”, tha ai. Pos tjerash, ai shprehu solidaritet dhe gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë qyteteve që kanë hasur në telashe më të mëdha si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Derisa në fshatin Prugoc dhe Vranidoll, Fushtica thotë se ka pasur ankesa më të mëdha nga qytetarët, megjithatë sipas tij, gjendja qëndro stabile. Kujtojmë se gjatë ditës së martë shumë komuna të Kosovës u përballën me vërshime dhe disa familja u evakuuan si pasojë e përmbytjeve. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 13:16 KQZ përditëson të dhënat – LDK’së i rikthehet një mandat, merr 15, PDK bie në 22 01/07/2026 13:13 Përmbytjet në Kosovë, Kurti: Aktualisht, situata është nën kontroll 01/07/2026 13:07 Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

Lini një Përgjigje