Pikat kryesore
- Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka dhënë mendimin e tij edhe për një nga banorët më të komentuar të këtij sezoni.
- Gjatë një interviste në Top Albania Radio, ai u pyet nga Elona se çfarë mendimi kishte për Rogertin.
- Mos qoftë Rogerti aty, flenë gjithë gjumë,” u shpreh Alesio, duke lënë të kuptohet se sipas tij ai është një nga personazhet që mban gjallë dinamikën në shtëpinë e BBVA.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka dhënë mendimin e tij edhe për një nga banorët më të komentuar të këtij sezoni. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, ai u pyet nga Elona se çfarë mendimi kishte për Rogertin. “ Më pëlqen si lojtar. Mos qoftë Rogerti aty, flenë gjithë gjumë,” u shpreh Alesio, duke lënë të kuptohet se sipas tij ai është një nga personazhet që mban gjallë dinamikën në shtëpinë e BBVA. Ai theksoi se po fliste kryesisht për mënyrën se si Rogerti luan në lojë dhe jo për karakterin e tij jashtë shtëpisë. “ Tani si njeri… unë nuk e njoh Rogertin jashtë si njeri. Unë po flas për pjesën…Rogerti ka edhe pjesën e mirë, që ka edhe zemrën e mirë, ” tha ai, duke përmendur edhe një moment kur banori kishte ndarë ushqimin e tij me të tjerët në shtëpi. Sipas Alesios, mënyra se si banorët e tjerë e sulmojnë shpesh Rogertin ndikon në reagimet e tij në lojë. “ Atij i dhemb mënyra se si e sulmojnë ata. E sulmojnë keq,” u shpreh ai. Në fund të bisedës, ish-banori i BBVA u shpreh i bindur se Rogerti do të shkojë shumë larg në këtë sezon. “ Po po, e ke finale garant ,” tha Alesio, ndërsa për mundësinë që ai të fitues, shtoi: “ Vallaj dëgjo… sepse ai i provokon keq njerëzit, nuk e di, po për fitues… aty e ke Rogertin”.