Silva Caka shpall VIDEO/ Sot u emërua zëvendësministre, 1 vit më parë bënte thirrje për…

Silva Caka shpall VIDEO/ Sot u emërua zëvendësministre, 1 vit më parë bënte thirrje për…

VIDEO/ Sot u emërua zëvendësministre, Silva Caka 1 vit më parë bënte thirrje për protestë kundër Qeverisë Silva Caka është eksponentja e radhës që i bashkohet Partisë Socialiste duke lënë pas jetën në opozitë. Ajo u emërua sot në detyrën e zv/ministres së Brendshme dhe nga sot do të jetë pjesë e qeverisë. Caka, e cila dikur mbante edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, në një deklaratë të 20 shkurtit 2024 u bënte thirrje qytetarëve që të protestonin kundër qeverisë së udhëhequr nga PS dhe kryeministri Edi Rama. Në atë kohë ajo shprehej se qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet dhe se çdo shqiptar kishte “një mijë e një arsye për të protestuar”. loading…

Lini një Përgjigje