Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Pikat kryesore

  • Eksperti dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses pranë Ministrisë së Brendshme, Alfred Kristuli, ka folur në emisionin “Me Julin”‘ në Radar.al për sigurimin e prinës.
  • Kristuli thekson se në Shqipëri flitet shumë pak për sigurimin e banesave dhe pronës, pavarësisht se ekziston një ligj për sigurimin e detyrueshëm.
  • Sipas tij, problemi kryesor është mentaliteti i qytetarëve që e shohin sigurimin si një shpenzim të panevojshëm.

Eksperti dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses pranë Ministrisë së Brendshme, Alfred Kristuli, ka folur në emisionin “Me Julin”‘ në Radar.al për sigurimin e prinës. Kristuli thekson se në Shqipëri flitet shumë pak për sigurimin e banesave dhe pronës, pavarësisht se ekziston një ligj për sigurimin e detyrueshëm. Sipas tij, problemi kryesor është mentaliteti i qytetarëve që e shohin sigurimin si një shpenzim të panevojshëm. Kristuli sjell si shembull ngjarje si tërmeti apo dëmtimet e pronës, duke nënvizuar se në rast sigurimi, qytetarët do të kompensoheshin plotësisht. Ai kritikon gjithashtu kompanitë e sigurimeve, duke pretenduar se nuk respektojnë detyrimin për të kontribuar me një përqindje të primit ndaj shërbimit zjarrfikës, siç ndodh në disa vende europiane si Austria apo Maqedonia e Veriut. Sipas tij, ndërsa qytetarët sigurojnë pronën nga rreziqe të ndryshme, sistemi mbetet i paqartë dhe i padrejtë në mënyrën se si shpërndahen fondet dhe mbështeten shërbimet emergjente. “Është folur shumë pak për të mos thënë aspak për sa i përket sigurimit të banesës. Është miratuar një ligj për sigurimin e detyrueshëm por ka të bëjë me mendësinë, me mentalitetin e një populli. Pse të paguaj unë kot? Po si të paguash kot?! A ndodhi tërmeti, po ta kishe të siguruar do i kishe marrë lekët një më një. Po ta kishe të siguruar atë serë, do i kishe marrë lekët një më një. Kjo lloj kulture, nuk e di se si mund të shpërndahet për të bindur njerëzit që të sigurojnë pronën dhe mallin. Pra, edhe duan edhe s’duan. Nuk jepet gjëkundi. Ti si subjekt e siguron objektin tënd nga zjarri, tërmeti, përmbytjet te kompania X, është i detyruar në Austri, në çdo vend të Europës që 3% të primit që marrin nga qytetarët, kompania e sigurimit duhet t’ia japë shërbimit zjarrfikës”, tha Kristuli.

Lini një Përgjigje