Pikat kryesore
- Në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, pasditen e sotme ishte i ftuar gazetari Neritan Alibali, drejtor i gazetës “Republika” në vitet 2000.
- Asokohe kjo media e shkruar qe e para që publikoi lajmin për një lidhje të fshehtë të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano.
- Neritani tregoi se pasi u kishin rënë në vesh thashetheme për jetën private të liderit socialist, ai caktoi një gazetare, identitetin e së cilës nuk e zbulon, për të investiguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë.
Në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, pasditen e sotme ishte i ftuar gazetari Neritan Alibali, drejtor i gazetës “Republika” në vitet 2000. Asokohe kjo media e shkruar qe e para që publikoi lajmin për një lidhje të fshehtë të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano. Neritani tregoi se pasi u kishin rënë në vesh thashetheme për jetën private të liderit socialist, ai caktoi një gazetare, identitetin e së cilës nuk e zbulon, për të investiguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Pas një muaj pune, doli në dritë historia e dashurisë së Fatos Nanos me një vajzë 22 vjet më të re e quajtur Xhoana. Lajmi u publikua menjëherë, por sipas Alibalit u bë një luftë e madhe më tej për të bindur Rexhinën, bashkëshorten për të qëndruar krahë Nanos gjatë fushatës.