Shukri Buja: Angazhimi për mbulimin e kostove në Lipjan

Shukri Buja: Angazhimi për mbulimin e kostove në Lipjan

Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, e nisi ditën e tij në Scantech Academy, një qendër e rëndësishme për zhvillimin profesional të rinisë. Ai shprehu krenarinë e tij për avancimin e sektorit privat në këtë komunë, duke theksuar se rinia e Lipjanit po përgatitet për profesionet e së ardhmes. "Krenar për zhvillimin e sektorit privat në Lipjan, si dhe për bizneset e reja që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë," tha Buja. Ai gjithashtu njoftoi se, në mandatin e ardhshëm, do të mbulojnë shpenzimet për trajnime profesionale në profesione që nuk ofrohen nëpër shkolla, por që kërkohen nga tregu i punës.

Lini një Përgjigje