Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër…

Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër…

Pikat kryesore

  • Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme një rezolutë “Për e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.
  • Lajmi u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në rrjetet sociale, që njoftoi se rezoluta është urgjente.
  • Për këtë në mëngjes pritet që detajet për projekt-rezolutën të jepen në një mbledhje të Konferencës së kryetarëve, e cila do ta fusë nismën në rendin e ditës.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme një rezolutë “Për e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Lajmi u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në rrjetet sociale, që njoftoi se rezoluta është urgjente. Për këtë në mëngjes pritet që detajet për projekt-rezolutën të jepen në një mbledhje të Konferencës së kryetarëve, e cila do ta fusë nismën në rendin e ditës. Më pas do të jetë komisioni për punët e jashtme që do të japë miratimin e tij për t’ia kaluar atë seancës plenare që është thirrur në orën 10. Nisma u paralajmërua nga kryeministri Rama, ndërsa në rezolutë theksohet se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj shtetërore, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, ka mbështetur dhe koordinuar aktivitete që destabilizojnë vende në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Lini një Përgjigje