Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës:…

Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës:…

Pikat kryesore

  • Në 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.
  • Evi Kokalari, një bashkë-udhëtare e Sali Berishës në fillimet e ‘Rithemelimit’ kur luftohej për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, ka kandidaturën për kryetare.
  • Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.

Në 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Evi Kokalari, një bashkë-udhëtare e Sali Berishës në fillimet e ‘Rithemelimit’ kur luftohej për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, ka kandidaturën për kryetare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari teksa thekson se emri i saj figuron në Gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’, ka paralajmëruar Berishën se çdo vjedhje dhe manipulim vote në garën e 23 majit, do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan. Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit. Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha. Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty. Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Lini një Përgjigje