Pikat kryesore
- Pas tërheqjes së ujit,ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca,të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake e djegur.
- Nën ujë ndodhen ende edhe shumë toka bujqësorë në territorin e bashkisë Dimal, toka që banorët si mbjellim dot më pa u tharë totalisht.
- Banorët shprehen se dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe të parikuperueshme.
Shtëpi, toka e sera nën pushtetin e ujit/ Pasojat e përmbytjeve në Dimal, banorët: Dëmet janë kolosale Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht nga banesat e zonave të përmbytura në bashkinë Dimal, kudo shihet baltë, llucë, orendi shtëpiake të shkatërruara, prodhime bujqësore të dëmtuara etj. Pas tërheqjes së ujit,ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca,të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake e djegur. Nën ujë ndodhen ende edhe shumë toka bujqësorë në territorin e bashkisë Dimal, toka që banorët si mbjellim dot më pa u tharë totalisht. Banorët shprehen se dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe të parikuperueshme. Ata deklarojnë së përmbyten çdo vit nga prurjet e lumit Osum por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim nga shteti. Ata pohojnë se janë përmbytur tre herë brenda dy muajve dhe se uji u arriti mbi dy metër brenda banesave. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi tashmë janë të rrënuar ekonomikisht.Banorët shprehen se nga ana e bashkisë janë bërë verifikimet e dëmeve, ndërkohë që apelojnë për tu dëmshpërblyer sa me shpejt. loading…