Pikat kryesore
- Detaje të reja dalin në pah lidhur me 64-vjeçarin shqiptar, i cili është në kërkim nga Greqia për akuzën e tentativës së abuzimit seksual me një vajzë me aftësi të kufizuara.
- E bija e shqiptarit, ka rrëfyer për mediat greke që ai e ka përdhunuar atë kur ishte 7 vjeçe.
- Rasti ka ndodhur në Shqipëri, teksa e reja shton se ka qenë e frikësuar për ta denoncuar.
Detaje të reja dalin në pah lidhur me 64-vjeçarin shqiptar, i cili është në kërkim nga Greqia për akuzën e tentativës së abuzimit seksual me një vajzë me aftësi të kufizuara. E bija e shqiptarit, ka rrëfyer për mediat greke që ai e ka përdhunuar atë kur ishte 7 vjeçe. Rasti ka ndodhur në Shqipëri, teksa e reja shton se ka qenë e frikësuar për ta denoncuar. Pas kësaj, marrëdhënia babë e bijë nuk ka qenë më e njëjtë. “Kur isha shtatë vjeçe, babai më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur nuk kishte njeri në shtëpi. Nuk e denoncova kurrë, isha e frikësuar. Tanimë, nuk kam të bëj aspak me këtë njeri, u zumë shumë keq. I rikujtova kohë më parë përgjatë një grindjeje se ai kishte abuzuar seksualisht me mua dhe u përpoq të më nxirrte si të çmendur, sikur nuk dija se çfarë nxirrja nga goja”, u shpreh vajza për median greke. E reja, shton se kur ka pasur guximin për ta denoncuar të atin, nuk pati mbështetje nga rrethi familjar, edhe pse nëna e dinte për abuzimin, siç shprehet ajo. “Doja të denoncoja, por ngaqë më thanë që kanë kaluar vite nuk do të çonte askung dhe nuk kisha përse ta bëja. Nëna ime e dinte se çfarë po bënte ai dhe nuk bëri asgjë për këtë. Nuk dua të kem asnjë kontakt me asnjërin prej tyre. Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua përmenda rastin vëllezërve dhe motrave të mia dhe ata morën anën e tyre. Që atëhere, unë i kam ndërprerë kontaktet me ata”, sqaron e reja. Rasti i përdhunimit të 25-vjeçares në Greqi me aftësi të kufizuara