Pikat kryesore
Kjo ndeshje do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, shkruan “Gazeta Express”. FSS ka bërë me dije se ky veprim vjen si parandalim i problemeve potenciale, të cilat mund ta ‘dëmtojnë’ federatën dhe kombëtaren serbe. Kjo ndeshje është e cilësuar si përballje e rrezikut të lartë, andaj fillimisht takimi ishte zhvendosur nga Beogradi në Leskovc. Kujtojmë publikun se në tetor të vitit 2014, ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, gjë që solli pasoja serioze për ekipin tonë kombëtar, përfshirë humbjen e vendit në Kampionatin Evropian 2016 në Francë. Pikërisht për këtë arsye, Federata e Futbollit e Serbisë, bashkë me UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha institucionet kompetente, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar maksimumin e sigurisë dhe zhvillimin e rregullt të ndeshjes. Veçanërisht për këtë rast, FIFA do të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac, dhe nuk do të ketë tifozë vizitorë në tribunë, në përputhje me udhëzimet e sigurisë dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje. Federata e Futbollit e Serbisë bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të drejtë dhe sportiv përmes sjelljes së tyre, në mënyrë që ekipi kombëtar i Serbisë të ketë kushtet për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në fushë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga federata serbe. Shqipëria dhe Serbia tashmë veçse e kanë zhvilluar një përballje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, me ndeshjen që ishte mbyllur pa gola në Tiranë më 7 qershor. Ndërsa, ndeshjen e dytë e kishte fituar Serbia në Elbasan. Shqipëria dhe Serbia do të bashkëorganizojnë kampionatin evropian të U21, i cili do të mbahet në vitin 2027.