Shqipërinë Kosova shpall Botërori me 64 Kombëtare, më shumë mundësi kualifikimi për…

Shqipërinë Kosova shpall Botërori me 64 Kombëtare, më shumë mundësi kualifikimi për…

string(82) "boterori-me-64-kombetare-me-shume-mundesi-kualifikimi-per-kosoven-e-per-shqiperine" Botërori me 64 Kombëtare, më shumë mundësi kualifikimi për Kosovën e për Shqipërinë Kosova dhe Shqipëria do të mundë të kenë më shumë gjasa për t’u kualifikuar në Kampionat Botëror në të ardhmen. Natyrisht, kjo mund të arrihet nëse FIFA e merr vendimin përfundimtar për zgjerimin e evenimentit më të rëndësishëm në futbollin botëror. Në fakt, liderët e futbollit jug-amerikan kanë kërkuar nga shtëpia e futbollit botëror që ta zgjerojë Kupën e Botës në 64 Kombëtare, shkruan “The New York Times”, përcjell “Gazeta Express”. Dhe, FIFA thuhet se është duke e shqyrtuar këtë mundësi pasi erdhi nga një kontinent që ka ndikim tek ajo. Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino dhe sekretari i përgjithshëm, Mattias Grafstrom thuhet se kanë pasur takim në New York me përfaqësuesit e Federatave të Futbollit të Argjentinës, Uruguait dhe Paraguait, ndërsa ata janë udhëhequr në takim nga presidenti i CONMEBOL (Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut), Alejandro Dominguez, i cili njëherësh është zëvendës-president i FIFA-s. Ky zgjerim synohet të bëhet nga viti 2030, ndërsa idenë i pari e ka prezantuar Uruguai para disa muajsh. Botërori ka pasur ngritje konstante të numrit të pjesëmarrësve në kohët e fundit. Prej 16 Kombëtare fillimisht ishte rritur në 24, ndërsa në dekadat e fundit atë e përfaqësojnë 32 Kombëtare. E Botërori që do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë do t’i ketë 48 Kombëtare pjesëmarrëse. Në rast se aprovohet ideja që Botërori t’i ketë 64 Kombëtare pjesëmarrëse, i bie që më shumë se 30 për qind e 211 shteteve anëtare të FIFA-s të luajnë në këtë garë prestigjioze. Kjo natyrisht do t’i rriste ndjeshëm gjasat e Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror në të ardhmen. Botërori me 64 Kombëtare, më shumë mundësi kualifikimi për Kosovën e për Shqipërinë Vinicius pas golit spektakolar: Modric më mësoi të gjuaj kështu, njëri prej golave më të bukur ndonjëherë Giroud e pranon: Në të kaluarën s’e kam pritur që Dembele do ta fitonte Topin e Artë Matthaus u shfaq tek Topi i Artë me të dashurën e tij gati katër dekada më të re! Reali vazhdon ecurinë 100% në La Liga, fiton ndaj Levantes 4-1

Lini një Përgjigje