Shqipëria përshëndet armëpushimin SHBA–Iran dhe bën thirrje për dialog e stabilitet në…

Shqipëria përshëndet armëpushimin SHBA–Iran dhe bën thirrje për dialog e stabilitet në…

Pikat kryesore

  • Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë.
  • Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog.
  • Respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret marrëveshjen për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme. Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë. Ndërprerja e furnizimeve globale me energji, përfshirë ndikimin e paqëndrueshmërisë rreth Ngushticës së Hormuzit, vijon të prekë ekonomitë në mbarë botën, duke theksuar urgjencën e rivendosjes së stabilitetit dhe garantimit të rrjedhës së lirë të tregtisë detare. Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog. Respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Raketa e tretë iraniane rrëzohet në Turqi/ Ministria e Jashtme: Dënojmë sulmin e Iranit Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët të shmangin çdo udhëtim! Qytetarët që ndodhen atje të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike për çdo rast Ministeriali i Korridorit VIII më 18 shkurt në Tiranë/ Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në fokus (Programi)

Lini një Përgjigje