Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

Pikat kryesore

  • Numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit është rritur ndjeshëm.
  • Sipas INSTAT, numri i mjeteve rrugore të regjistruara arriti në rreth 1 milion e 48 mijë, duke shënuar një rritje prej 9,3% krahasuar me vitin e kaluar.
  • Të dhënat tregojnë se një në çdo tre qytetarë shqiptarë zotëron një automjet, pasi numri i autoveturave për 1.000 banorë u rrit në 361, nga 326 në vitin 2024.

Numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit është rritur ndjeshëm. Sipas INSTAT, numri i mjeteve rrugore të regjistruara arriti në rreth 1 milion e 48 mijë, duke shënuar një rritje prej 9,3% krahasuar me vitin e kaluar. Autoveturat përbëjnë 80,8% të totalit të mjeteve rrugore. Të dhënat tregojnë se një në çdo tre qytetarë shqiptarë zotëron një automjet, pasi numri i autoveturave për 1.000 banorë u rrit në 361, nga 326 në vitin 2024. Ndërkohë, mjetet e prodhuara gjatë periudhës 2000–2010 përbëjnë 55,3% të totalit të mjeteve rrugore, pra që kanë një vjetërsi 15-25 vjet. Ndërsa autoveturat me moshë 11-20 vjet përbëjnë 45,7% të flotës gjithsej. Sa i përket gjeografisë, Qarku i Tiranës udhëheq me 34,7% të mjeteve në të gjithë vendin, i ndjekur nga Durrësi me mbi 13% dhe Fieri me rreth 9%. Por pavarësisht se kryeqyteti ka numrin më të madh të mjeteve, rekord për nivelin më të lartë të motorizimit e mban Durrësi, me 535 autovetura për 1.000 banorë. Nafta mbetet lënda djegëse dominuese për autoveturat në vitin 2025, duke përbërë 72,1% të totalit. Ndërsa sa i përket markës, Volkswagen është më e përhapura ndër autoveturat në vend, me 19,7% të totalit, duke e lënë Mercedes-Benz në vend të dytë me 18,1%.

Lini një Përgjigje