Pikat kryesore
- Balla tha se vendi pret përmbylljen e tre kapitujve të negociatave dhe zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, kështu deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari, Taulant Balla, gjatë fjalës hapëse në mbledhjen e 21-të të këtij komiteti, që po zhvillohet në Strasburg. Balla tha se vendi pret përmbylljen e tre kapitujve të negociatave dhe zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.