Shqipëria josh Hollywood/ Kineasti Jorgji: Studio ndërkombëtare, kërkesë për të xhiruar…

Shqipëria josh Hollywood/ Kineasti Jorgji: Studio ndërkombëtare, kërkesë për të xhiruar…

Pikat kryesore

  • “Filmin shqiptar, synojmë ta shohim në shumë festivale të mira, por njëkohësisht edhe në shumë platforma.
  • Sot platformat e filmit si Netflix, etj janë shumë prezente në shtëpitë e të gjithë njerëzve.
  • Megjithatë, Jorgji pranon se drama e kinemasë shqiptare mbetet fakti që filmi vendas shpesh nuk arrin te publiku.

“Shqipëria duhet të bëhet jo vetëm vend i artit filmik, por një industri e mirëfilltë, e aftë të tërheqë produksione ndërkombëtare dhe të prodhojë profesionistë të rinj konkurrues në tregun global” kështu shprehet në studion e Pas Mesnatë, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, kineasti Jonid Jorgji. Sipas Jorgjit, studio të huaja dhe produksione ndërkombëtare kanë shprehur interes për të xhiruar në vendin tonë, por për ta shfrytëzuar këtë potencial, ai thekson se është domosdoshmëri trajnimi i të rinjve në specialitete audio–vizuale, duke i përgatitur për tregun modern të filmit. “Filmin shqiptar, synojmë ta shohim në shumë festivale të mira, por njëkohësisht edhe në shumë platforma. Sot platformat e filmit si Netflix, etj janë shumë prezente në shtëpitë e të gjithë njerëzve. Filmin shqiptar e shoh në këto platforma, por njëkohësisht shoh edhe Shqipërinë si një shesh pushimi të madh, që do të thotë Shqipëria përvec produksioneve lokale që janë në rritje, ajo që po synojmë dhe po punojmë me intensitet është të sjellim në Shqipëri, studio të njohura ndërkombëtare të vendosen dhe të prodhojnë në Shqipëri, është një vend adapt për të xhiruar, ka kushte shumë të mira gjeografike, klimaterike, kosto të mirë dhe dashamirësi nga instancat” tha ai. Megjithatë, Jorgji pranon se drama e kinemasë shqiptare mbetet fakti që filmi vendas shpesh nuk arrin te publiku. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Kolltuku”, premiera në 22 Tetor. Filmi homazh për Naun Shundin Rrëfehet ‘pa doreza’ Mirketa Çobani: Jeta në film e bukur, por plot prapaskena dhe intriga Arben Bajraktaraj, nga Bjeshkë në Hollywood: Oda e miqve, ngjizën dëshirën për teatrin dhe aktrimin

Lini një Përgjigje