Shqipëria hap katër kapituj negociatash në Bruksel nesër

Shqipëria hap katër kapituj negociatash në Bruksel nesër

Nesër, Shqipëria do të hapë katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel, me ftesë të Danimarkës. Takimi do të fokusohet në Grupin 4, përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Konferenca pritet të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. Sipas axhendës, takimi do të fillojë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është e planifikuar për rreth orës 09:15, me Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së që do të pasojë në orën 10:00.

Gjatë takimit, palët do të miratojnë agjendën dhe procesverbalet e konferencave të mëparshme. Fjalimi i parë do të bëhet nga ministrja Bjerre, e cila do të prezantojë “Qëndrimin e Përbashkët të BE-së”, duke kërkuar gjithashtu nga kryeministri Rama miratimin për hapjen e këtij grupi. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të ofrojë gjithashtu komentet e saj në këtë drejtim.

Kryeministri Rama do të shprehë qëndrimin e Shqipërisë, ndërsa takimi do të përfundojë me fjalime përmbyllëse nga delegacioni europian dhe liderët e dy vendeve. Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë u miratua më 24 mars 2020 nga ministrat për Çështjet Evropiane, dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022, duke shënuar hapjen zyrtare të negociatave. Konferenca e pestë Ndërqeveritare u organizua më 22 maj në Bruksel, duke avancuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Mendim personal

Hapja e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Lini një Përgjigje