Pikat kryesore
string(64) "rritja-e-cmimeve-te-banesave-dhe-turizmi-si-po-fluturojne-qirate" Rritja e çmimeve të banesave dhe turizmi, si po “fluturojnë” qiratë në Shqipëri Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Në shtator 2025, përbërësi kryesor i inflacionit ishin çmimet e qirave; më parë, rritja mesatare e çmimeve dominohej nga ushqimet. Në shtator 2025, inflacioni shënoi 2.4%. Në këtë rritje, qiraja kontribuoi me 34.5 pikë përqindje, ushqimet me 26.2 pikë përqindje, ndërsa pjesa tjetër nga grupet e tjera të mallrave të konsumit. Sipas një raporti të mëparshëm të Deloitte, rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në rritje të qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror). Nga viti 2023 e në vijim, ritmi i rritjes së çmimeve të qirave nisi të përshpejtohet. Gjatë gjithë vitit 2024, indeksi ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga rreth 0.9% në janar, në mbi 3% në pranverë, për të arritur rreth 5.2% në gusht. Në të dhënat e vitit 2025, vërehet se rritja është bërë edhe më e fortë. Indeksi i çmimeve për qiratë në janar 2025 është rreth 0.9%, por më pas shënon ngjitje të fortë në mars (2.1%), prill (2.5%), maj (3.6%) dhe veçanërisht në verë, ku në korrik arrin 5.4% dhe në shtator 6.6%. Inflacioni i qirave tregon se presioni mbi tregun e banesave është rritur ndjeshëm gjatë vitit, për shkak të kërkesës së lartë nga turizmi dhe rritjes së çmimeve të banesave. Çmimet e larta të banesave po frenojnë planet e qytetarëve për të blerë shtëpi dhe, në këtë mënyrë, rrisin kërkesën për qira. Në vitet 2016–2020, tregu i qirave në Shqipëri ka qenë relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të vogla. Kriza pandemike e vitit 2020, e ndjekur nga kufizimet në lëvizje dhe mbyllja e tregut turistik, çoi përkohësisht në ulje të qirave, duke e mbajtur indeksin nën nivelin e inflacionit. Një pjesë e madhe pronash të lira, sidomos në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, janë kthyer në njësi për qira ditore. Sipas të dhënave të tjera nga Airbnb rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në fund të vitit 2024. Rritja e çmimeve të banesave dhe turizmi, si po “fluturojnë” qiratë në Shqipëri I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet në Rinas 55-vjeçari, pritet ekstradimi Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, Rama: Ngjarje historike, bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS- strukturave: Vijoni punën, vendimi përfundimtar me 31 Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin për ndryshim