Shqipëri e Re”, dita e 26-të e protestës, nisin fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët…

Shqipëri e Re”, dita e 26-të e protestës, nisin fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët…

Pikat kryesore

  • Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet.
  • Disa nga pjesëmarrësit kanë propozuar që protestat të shtrihen edhe gjatë paradites, propozim ende i pakonfirmuar, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre kanë përsëritur sërish 5 kërkesat.
  • 1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet. Disa nga pjesëmarrësit kanë propozuar që protestat të shtrihen edhe gjatë paradites, propozim ende i pakonfirmuar, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre kanë përsëritur sërish 5 kërkesat. 1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. 2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. 3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi. 4.Paralelisht, kërkojmë: Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”; Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”; Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”. 5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Lini një Përgjigje