Krizë epileptike në fluturim, avioni i Air Canada bën ulje emergjente në Boston

Krizë epileptike në fluturim, avioni i Air Canada bën ulje emergjente në Boston

Pikat kryesore

  • Një incident i rëndë ka shkaktuar frikë në një avion të Air Canada, pasi një nga pilotët pësoi krizë epileptike teksa fluturimi ishte në zhvillim.
  • Bëhet fjalë për fluturimin AC7664, që ishte ngritur nga Newark, New Jersey, dhe po udhëtonte drejt Nova Scotia në Kanada.
  • Mediat amerikane raportojnë se situata ishte e qetë deri në çastin kur avioni nisi të bënte lëvizje të pazakonshme, duke shqetësuar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Një incident i rëndë ka shkaktuar frikë në një avion të Air Canada, pasi një nga pilotët pësoi krizë epileptike teksa fluturimi ishte në zhvillim. Bëhet fjalë për fluturimin AC7664, që ishte ngritur nga Newark, New Jersey, dhe po udhëtonte drejt Nova Scotia në Kanada. Mediat amerikane raportojnë se situata ishte e qetë deri në çastin kur avioni nisi të bënte lëvizje të pazakonshme, duke shqetësuar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Pas pak çastesh, ata nxorën prej andej njërin nga pilotët, i cili po kalonte një krizë epileptike. Sipas të njëjtit dëshmitar, katër pasagjerë iu bashkuan ekuipazhit për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pilotit, i cili ishte në gjendje të rënduar. “Për rreth 40 minuta u përpoqëm ta mbanim dhe ta qetësonim. Ishte një situatë vërtet e frikshme”, tregoi ai, duke shtuar se për t’i fiksuar krahët dhe këmbët u përdorën edhe rripa sigurie. Në të njëjtën kohë, oficeri i parë mori menjëherë drejtimin e avionit dhe kërkoi një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Bostonit. Ulja u krye në mënyrë të sigurt dhe të 61 pasagjerët që ndodheshin në bord dolën pa pësuar lëndime. Raportimet tregojnë se piloti që pësoi krizën qëndroi pa ndjenja gjatë pjesës më të madhe të incidentit dhe filloi të rikuperohej vetëm pasi avioni preku tokën. Edhe një pasagjer tjetër përshkroi atmosferën e rëndë në bord, duke thënë se ngjarja shkaktoi panik të madh mes udhëtarëve. Sipas tij, fëmijët e tij nisën të luteshin gjatë fluturimit, ndërsa ai u shpreh mirënjohës që gjithçka përfundoi pa pasoja tragjike. Pas uljes, ekipet e emergjencës e transportuan pilotin në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lini një Përgjigje