Pikat kryesore
- Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik.
- Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa vende të kontinentit, Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj krizës klimatike.
- Tedros Adhanom Ghebreyesus, me anë të postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “vala e të nxehtit në Europë po mbyll shkollat dhe po vë në rrezik shëndetin e njerëzve.
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa vende të kontinentit, Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj krizës klimatike. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, me anë të postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “vala e të nxehtit në Europë po mbyll shkollat dhe po vë në rrezik shëndetin e njerëzve. Të dhënat janë të qarta, temperaturat në Europë po rriten me rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale, duke rritur gjasat dhe ashpërsinë e valëve ekstreme të të nxehtit në të ardhmen”. Në këto kushte kreu i Shëndetësisë globale apelon që krerët e shteteve europiane duhet të prioritizojnë investimet në sisteme shëndetësore të përshtatura ndaj klimës, ndërsa njëkohësisht të përshpejtojnë veprimin për klimën dhe të zbusin faktorët që nxisin krizën klimatike.