Pikat kryesore
- Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Varosh të Krujës, duke alarmuar banorët e zonës.
- Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po kryhen veprime hetimore për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme.
- Në kuadër të hetimit, grupi hetimor po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së Gunit dhe në zonën përreth.
Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Varosh të Krujës, duke alarmuar banorët e zonës. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë së Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se automjeti në pronësi të shtetasit Dervish Guni ishte dëmtuar si pasojë e vendosjes së një lënde shpërthyese. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po kryhen veprime hetimore për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme. Në kuadër të hetimit, grupi hetimor po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së Gunit dhe në zonën përreth. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sulm komisariatit, pranga një protestuesi/ Dhunë pas protestës të shtunën, thyen dritaret dhe lënduan një police Sherri me sende të forta dhe thikë në Tiranë/ Arrestohen 3 persona, një 17-vjeçar në kërkim VIDEO/ Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë! Gjoba për drejtuesit, rrezikuan jetën e pushuesve