Pikat kryesore
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një udhëtim pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e saj profesionale dhe mënyrën se si i menaxhoi pagat e para.
- Ajo zbuloi se rrogat e saj të para ua kishte dorëzuar prindërve, duke ua lehtësuar kështu atyre mbulimin e shpenzimeve, pasi të njëjtit kishin mbetur pa punë në atë periudhë të vështirë.
- “Më kujtohet kur janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një udhëtim pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e saj profesionale dhe mënyrën se si i menaxhoi pagat e para. Ajo zbuloi se rrogat e saj të para ua kishte dorëzuar prindërve, duke ua lehtësuar kështu atyre mbulimin e shpenzimeve, pasi të njëjtit kishin mbetur pa punë në atë periudhë të vështirë. “Më kujtohet kur janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale. Dilsha nëpër shtëpia dhe shpërndaja fletushka. Pastaj si punë me angazhim të plotë në vitin ’99 menjëherë pas luftës, dilja çdo ditë prisja në radhë për një intervistë para zyrave të UN (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Nuk kisha shumë besim që mund ta fitoja atë shans, ende 17-vjeçare isha, por kisha vetëbesim”, tha Osmani. “Rrogën e parë ua kam dhënë prindërve komplet, edhe të dytën, edhe të tretën edhe të dhjetën. Për mua ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme me pasë mundësi me ndihmu familjen, me pasë mundësi motrat dhe vëllai mos me mendu më a munden me i mbulu shpenzimet e shkollimit dhe prindërit mos me pasë më brengën edhe ngarkesën që e kanë pasë nga viti 89 kur i kanë larguar nga puna. E fitova vendin e punës, dhe prej ‘99 punoi kurrë pa ndalë, një pjesë të madhe të jetës nga tri vende të punës. Për mua ka qenë ndjenjë shumë pozitive”, shtoi ajo. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 14:06 Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes – ia shkarkon zyrtarët e partisë nga postet qeveritare 10/28/2025 14:03 Zëvendësja e Ramës zbulon detaje të jetës private të Liburn Aliut: Do jetë dhëndër Shqipërie 10/28/2025 14:00 Pezullohet nga detyra prokurori Beqë Shala pasi u arrestua nën dyshimin për ryshfet