“Shpejtësi marramendëse”- Detaje nga aksidenti në Luksemburg ku humbën jetën tre të rinj…

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë.

Fqinji i familjarëve të tre viktimave të aksidentit tragjik në Luksemburg, Rezart Dani ka dhënë për Klankosova.tv, detaje të reja mbi rastin.

”Thuhet që është faji i shoferit Edonikut, i cili ka ecur me shpejtësi marramendëse”.

Ndër tjera ai foli edhe mbi pronësinë e automjetit.

”Makinë luksoze, por nuk duan ta publikojnë.

Trupat janë karbonizuar dhe ndarë në disa pjesë dhe mezi po identifikohen”.

Dani për Klankosova.tv tha se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.

Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje