Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim vazhdon kërkimet për Ismet Millakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim vazhdon kërkimet për Ismet Millakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se operacioni për gjetjen e Ismet Millakut, 70 vjeçar nga fshati Ujmirë, vazhdon edhe sot. Ai është raportuar i zhdukur që nga data 2 shtator. Ekipet e SHKKSH-së janë aktive në terren dhe po bashkëpunojnë ngushtë me institucionet përkatëse dhe banorët e zonës për të siguruar gjetjen e tij. Kërkimet filluan të premten dhe përfshijnë një mobilizim të gjerë për të ndihmuar në zbulimin e vendndodhjes së tij.

Lini një Përgjigje