Robben debuton në padel, fiton ndeshjen e parë në CUPRA FIP Tour

Robben debuton në padel, fiton ndeshjen e parë në CUPRA FIP Tour

Arjen Robben ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij sportive si lojtar profesionist i padelit. Në moshën 41-vjeçare, ai bëri debutimin e tij në CUPRA FIP Tour, ku arriti të fitojë ndeshjen e parë gjatë raundit kualifikues të FIP Bronze në Westerbork. Sipas raportimeve nga “Marca”, Robben, së bashku me partnerin e tij Werner Lutsma, arritën të mposhtin çiftin Ralf Boekema dhe Marc Veldmaa me rezultatin 4-6, 6-3, 7-6. Megjithatë, aventura e tyre në këtë turne përfundoi në raundin kryesor, ku pësuan një humbje ndaj Sten Richters dhe Thijs Roper me një rezultat të thellë, 1-6, 0-6.

Lini një Përgjigje