Pikat kryesore
- Këshilli i Ministrave dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, një padi kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
- Në shkresën e siguruar nga ABC News, thuhet se qeveria kërkon antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, të cilin e quan një ndërhyrje direkte të drejtësisë në pushtetin ekzekutiv.
- Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.
Këshilli i Ministrave dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, një padi kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në shkresën e siguruar nga ABC News, thuhet se qeveria kërkon antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, të cilin e quan një ndërhyrje direkte të drejtësisë në pushtetin ekzekutiv. Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët. Ndër të tjera, një tjetër argument i ekzekutivit është se me pezullimin e Ballukut, Këshilli i Ministrave nuk shqyrton e as nxjerr akte për nismat në ‘Infrastrukturë dhe Energji’, duke penguar zhvillimin në një nga sektorët jetik të vendit. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Po ashtu masë sigurie “arrest në shtëpi” është firmosur nga Gjykata e Posaçme edhe për kreun aktual të ARRSH Gentian Gjyln, si dhe drejtorin aktual të KESH, Erald Elezi, të dy të marrë të pandehur për Tunelin e Llogarasë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Vendimi për Ballukun, absurd”, Petraj: Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt Linjë ajrore Tiranë-Doha/ Rama takime me Qatar Airways, kompania ajrore më e mirë në botë mund të hyjë në Shqipëri Sinjalet pozitive të BE për Shqipërinë/ Rama: Integrimi, prioritet i mandatit, anëtarësim brenda 2030