Shkëndija dënohet me 20 mijë euro nga UEFA Shkëndija e Tetovës ës

Shkëndija dënohet me 20 mijë euro nga UEFA Shkëndija e Tetovës ës

Pikat kryesore

  • Shkëndija e Tetovës është gjobitur nga UEFA për shfaqjen e banderolave që nuk janë përputhur me frymën sportive gjatë ndeshjes ndaj Shelbourne FC në Conference League.
  • Klubi ka njoftuar të martën se do të paguajë 20,000 euro gjobë, ndërsa sektori njëmbëdhjetë i stadiumit do të mbetet i mbyllur për një ndeshje të ardhshme evropiane ku Shkëndija do të luajë si ekip vendas.
  • Sipas këtij vendimi, klubi është gjobitur me 20 000 euro, ndërsa është vendosur edhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektori 11) për një ndeshje të ardhshme në garat evropiane ku Shkëndija do të jetë vendase.

Shkëndija e Tetovës është gjobitur nga UEFA për shfaqjen e banderolave që nuk janë përputhur me frymën sportive gjatë ndeshjes ndaj Shelbourne FC në Conference League. Klubi ka njoftuar të martën se do të paguajë 20,000 euro gjobë, ndërsa sektori njëmbëdhjetë i stadiumit do të mbetet i mbyllur për një ndeshje të ardhshme evropiane ku Shkëndija do të luajë si ekip vendas. “KF Shkëndija njofton opinionin se ka pranuar vendimin e Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s, lidhur me shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive, gjatë ndeshjes me Shelbourne FC në xhiron e dytë të UEFA Conference League, për çka klubi është ndëshkuar me gjobë nga UEFA. Sipas këtij vendimi, klubi është gjobitur me 20 000 euro, ndërsa është vendosur edhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektori 11) për një ndeshje të ardhshme në garat evropiane ku Shkëndija do të jetë vendase. *Kjo masë pezullohet me kusht që të mos përsëriten shkelje të ngjashme gjatë dy viteve të ardhshme. KF Shkëndija respekton rregullat dhe standardet e UEFA-s dhe qëndron fuqishëm kundër çdo forme të diskriminimit apo sjelljeve që bien ndesh me frymën sportive”, ka njoftuar klubi tetovar. “Klubi do të vazhdojë të bashkëpunojë me tifozët dhe institucionet për të garantuar një ambient të sigurt dhe pozitiv në çdo ndeshje, në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe për këtë kërkojmë që edhe tifozët të jenë korrekt dhe të respektojně rregullat dhe rregulloret e garave”. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 23:17 Shkëndija dënohet me 20 mijë euro nga UEFA 10/28/2025 22:55 Ndodh para ndeshjes së femrave mes Turqisë dhe Kosovës, gjyqtarja bie pa ndjenja në fushë 10/28/2025 22:25 Yamal bën një blerje të madhe, merr ish-shtëpinë e Pique dhe Shakira-s

Lini një Përgjigje